Calendar

December 2012
MonTueWedThuFriSatSun
 << < > >>
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      

Announce

Who's Online?

Member: 0
Visitor: 1

rss Syndication

Archives

12 Jul 2009 
Nate.nuk degjohet gje tjeter vecse tik-taku I ores,dhe hapa te lehte te nje udhetari,qe mesnata e ka zene ne rruget e tiranes.Ndoshta dhe ndonje makine,po shume large dritares sime,te dhomes se gjumit.
Nata dhe une,shoqe te pandashme te njera-tjetres keto kohet e fundit,shoqeruse besnike te vetmise,bashkebiseduse te erresires,ushqyese te mallit pervelues.
Diku larg degjoj kembanat e nje kishe..kuptoj se ora ka kaluar 24 te mbremjes..dhe gjumi akoma nuk po duket ne horizontine esyve te mije.
Minuat kalojne ngadale..Sot as hena nuk ka dal ne qiellin e erret,I ka lene yjet vetem…dhe duket sa shume qielli e ndihen mungesen e saj..sa shume I mungon bukuria qe ajo I fal.
Thone qe dielli u dashurua me henen,dhe I fail asaj nga drita e tij…qe ta bente te bukur e vezulluse si eshte sot…po ajo e tradhetoje,dhe qe nga ajo dite ata nuk takohen me....as shihen,as preken,thjesht nderrohen..thjesht mendohen,thjeshte dashurohen ne largesi….
.si une dhe ti zemer .
Ngadal me maja te gishtave prek xhamin e dritares….dhe se di sesi pa kuptuar,formohet ne brymen e formuar nga vesa e nates, emri jote....habitem me doren time,me fjalet qe kam shkruajtur,me mallin qe sot kam.Sot habitem se sa shume akoma te mendoj.
Ndoshta eshte dita e shenuar qe me bene te kem kaq shume nostalgji per ty,ndoshta vendet qe sivjet i vizitova pa ty,apo thjesht kjo ndjenje qe nuk po me le te jetoj,qe cdo dite shtohet,rritet,me torturon.Se di,as vete nuk arrije qe ti jap shpjegim,as veten ta ndihmoje.
Dhe si petale lulesh,me bihen mbi faqe dy pika lot,kaq te brishte,kaq te vegjel,kaq te dhimbsur,kaq me mall,deshire per ty,per te te pare fare pak,te te degjoj zerin.....te te prek.
Po ti nuk je,duket sikur jeta na ndane,distancat sa vijne behet te pakapercyeshme,te pa arriteshme,humnere midis nesh...dhe kaq shume lot,kaq shume.
Dhe keshtu vazhdojne netet e mia pa ty..dhe mengjeset e mija.
Me aq pak deshire per te jetuar,me kaq shume deshire per te ditur si je.Valle me mendon,me kujton???Me do me ???Ke mall dhe nostalgji per kohen qe kemi jetuar bashke????Apo me ke harruar tashme???Nje tjeter do??Nje tjeter ke vene ne vendin tim?
Po keto nuk kane rendesi me,asnje pyetje,asnje dyshim,asnje pergjigje...tani ne humbem ,humbem pergjithemon,dhe tani me kane mbatur vetem kujtimet,qe ne cdo cepe te dhomes time,jane perhapur si lule zvarritese qe cdo dite po me zene frymen...dhe une nuk kam fuqi ti nderpres.Po cdo dite jetoj me to,sepse ato jane fryme dhe jeta ime.Sepse une nuk mund te te harroje,nuk dua ta beje.
Dhe keshtu e mbylle cdo mbremje me kujtimin tend ne sy...shkoje te fle,duke u lutur qe te te shoh ne enderr,te pakten atje jemi bashke,dhe asnje nuk na ndan,dhe po njesoj fillon dita ime me ty ne buze,me embelsine e puthjes tende te nates...dhe me trishtimin e mbarimit te asaj enderre,qe une prej muajsh ushqej me kot,me deshiren se ti nje dite do kthehesh ke une..................
Dhe keshtu vazhdojne ditet e mija pa ty,dhe keshtu jetoj une me mallin tend ne sy.
Admin · 1041 views · 8 comments
12 Jul 2009 
fjale, kujtime, ndjenja ne ato nete kur kujtoj ty .


Admin · 511 views · 6 comments